Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Në Gjykatën Penale, lidhur me rastin u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat që lidhen me rastin e Lotarisë së Maqedonisë.

Ndërkohë, gjatë procedurës, Prokuroria ka rritur shumën e dëmit të pretenduar, e cila tash vlerësohet në 596.125.511 denarë. Sipas vlerësimit të ri të Prokurorisë, dëmi arrin në rreth 9.7 milionë euro, krahasuar me rreth 8 milionë euro sa ishte vlerësimi i mëparshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume