Tetovasot raporton se policia e Gostivarit ka arrestuar tre persona të kërkuar me urdhra gjyqësorë për vuajtjen e dënimeve me burg.
Në pranga përfunduan A.I. (36), I.P. (60) dhe A.M. (36), të cilët më pas u dërguan në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Tetovë për vuajtjen e dënimeve.