Më 26 tetor, rreth orës 19:10, në lagjen Çair të Shkupit janë përplasur dy automjete, një “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit dhe një “Audi” me targa të Kosovës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.
“Golf”-in e drejtonte një 20-vjeçar me inicialet S.S., ndërsa “Audi”-n një 32-vjeçar nga Kosova, me inicialet A.M.
Shoferi i “Golf”-it dhe pasagjeri i tij, S.M., u dërguan në Qendrën Emergjente të kompleksit klinik “Nëna Terezë”. Ndërkaq, drejtuesi i “Audi”-t u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Të treve u janë konstatuar lëndime trupore.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e akside