TETOVË – Kontrollet e policisë në komunikacion kanë çuar në një tjetër arrestim në Tetovë, raporton Tetovasot.
B.Sh. (40) nga fshati Roglë është ndaluar në rrugën “Marshall Tito”, pasi drejtonte një automjet “Audi” me targa të Shkupit pa leje drejtimi.
Tetovasot mëson se automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.