Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Abdixhiku ka pasur vetëm fjalë të mira për Hamzën, duke e cilësuar atë edhe si patriot të madh.

“Dua ta falënderoj Hamzën. Publikisht dhe përjetësisht. Patriot i madh i këtij vendi. Ka bërë punë të madhe që shumë pak ia kanë njohur edhe në partinë e vet.”, ka thënë Abdixhiku.

Takimet me të, Abdixhiku i ka vlerësuar si shumë të mira, duke thënë se diskutimet mes tyre kanë qenë normale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume