Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka vlerësuar përpjekjet e vendit për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit, duke paralajmëruar mbështetje të mëtejshme nga BE-ja.

Gjatë prezantimit të rezultateve të projektit për zbatimin e direktivave evropiane për cilësinë e ajrit, Rokas theksoi se përmirësimet kërkojnë bashkëpunim ndërinstitucional dhe investime afatgjata.

Sipas tij, masat që po ndërmerren mund të sjellin ndryshime të ndjeshme në cilësinë e ajrit gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Ai nënvizoi nevojën për koordinim mes ministrive të Mjedisit, Transportit dhe Bujqësisë, si dhe për investime në menaxhimin e mbetjeve dhe impiantet e riciklimit.

“BE-ja do ta mbështesë këtë tranzicion përmes fondeve IPA”, deklaroi Rokas, duke shtuar se rezultatet nuk mund të priten menjëherë, por kërkojnë angazhim të vazhdueshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume