TETOVË – Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën lokale mes fshatrave Gurgurnicë dhe Stençë, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, automjeti “Lada Niva”, i drejtuar nga S.J. (57) nga Sellarca e Poshtme, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari A.J. (21) ka marrë lëndime trupore. Të dy janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë, raporton Tetovasot.