Revolta e të rinjve dhe studentëve në kryeqytet është mbyllur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë pas një bilanc ekstremisht të rënduar të lëndimesh e dëmesh materiale pas përplasjeve më të ashpra të regjistruara deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga bluzat e bardha, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës ka arritur në 59. Mes të dëmtuarve numërohen 34 efektivë të Policisë së Shtetit, 21 protestues si dhe 4 kalimtarë rastësorë, ku përfshihet edhe një i mitur.

Në këtë ditë të pestë të tensioneve, bulevardi kryesor dhe rrugët dytësore të kryeqytetit u shndërruan në skenë përplasjesh me bomby molotov, gaz lotsjellës, plumba gome e vënien e flakës ndaj disa godinave institucionale e bizneseve private.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume