Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka reaguar pas protestave të studentëve dhe përplasjeve me policinë ditët e fundit në Tiranë. Nëpërmjet një InstaStory Xhilaga shprehu shqetësimin e saj mbijetesën, varfërinë dhe mundësinë e krijimit të një të ardhmeje në Shqipëri.

Ajo ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe se pushteti duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respekt për dinjitetin njerëzor.

Çiljeta bëri thirrje për solidaritet, drejtësi dhe bashkëjetesë, duke argumentuar se paqja nuk mund të ekzistojë aty ku njerëzit përballen me uri, frikë dhe poshtërim.

Në mbyllje të deklaratës së saj këngëtarja shprehu dëshirën e saj për të jetuar në një botë të paqtë dhe ku njerëzit mos të urrenin njëri-tjetrin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume