Pavarësisht eskalimit të situatës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës, Daut Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në shesh, bashkë me protestuesit.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, situata para institucionit është tensionuar, ndërsa protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugë.

Gazi lotsjellës është përdorur për shpërndarjen e turmës, ndërsa në zonë janë parë edhe kontejnerë duke u djegur dhe qytetarë që kanë pasur vështirësi për shkak të tymit dhe gazit.

Megjithatë, Haradinaj nuk është larguar nga protesta dhe vazhdon të qëndrojë pranë protestuesve, pavarësisht situatës së tensionuar.

Protesta, e cila kishte nisur gjatë paradites, ka eskaluar gjatë mbrëmjes pas përfundimit të seancës së Kuvendit, kur protestuesit tentuan të pengonin deputetët të largoheshin nga objekti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume