Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Deçan, ku dyshohet se plumbat janë shkrepur në drejtim të disa personave.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, fillimisht personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur në rast është gjetur aty, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, pak më vonë është arrestuar personi i dyshuar.

Bazuar në këto burime, motiv i të shtënave ka qenë një mosmarrëveshje e mëhershme.

Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar, derisa Klankosova.tv është në pritje të përgjigjeve nga autoritetet kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume