Deputeti Shehaj i del përpara drejtorit të Policisë, ndërhyjnë policët e tjerë s’e lënë t’i afrohet (VIDEO)
Në Shqipëri, tash e pesë ditë po zhvillon protesta kundër qeverisë, ku ka pasur edhe tensione e përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.
Situata të tilla ka pasur edhe ditën e sotme, ku është raportuar edhe për përdorim të plumbave të gomës nga ana e policisë.
Ndërsa në rrjetet sociale, janë ndarë pamje ku shihen deputeti Agron Shehaj dhe drejtori i Policisë Skender Hitaj.
Në pamje shihet Shehaj teksa i drejtohet me tone të ashpra Hitajt, teksa ai largohet nga policët e tjerë.