Nga samiti i Procesit të Berlinit që mbahet sot në Budva, kancelari gjerman Friedrich Merz është ndalur te protestat në Bashkimin Europian dhe në Ballkan.

Ai tha se mesazhi që këto protesta japin është se duhet të vazhdojnë procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohen që qytetarët të përfitojnë prej tij, por shtoi se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një alternativë për asnjërën nga palët.

“Dua të jem shumë i sinqertë. Ne të gjithë i shohim protestat që po zhvillohen në rajon, në të gjithë rajonin dhe në vendet tona. Këto protesta, të dashur kolegë, na japin një mesazh të qartë: Ne duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij.

Dua të jem i qartë: Kur përballemi me protesta në Bashkimin Europian apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një alternativë për asnjërën nga palët”, deklaroi kancelari gjerman.

E ndërsa sa i përket retorikës përçarëse dhe polarizimit politik, Merz tha se janë elementë që nuk çojnë drejt një Europe më të sigurt.

“Historia nuk do t’i gjykojë me dashamirësi ata që përçajnë shoqëritë tona në këto kohë të ndërlikuara”, thotë ai.

“Sigurimi i këtyre përfitimeve bëhet shumë më i vështirë kur mbetemi peng i së kaluarës. Retorika përçarëse dhe polarizimi në rritje nuk do të na çojnë drejt një Europe më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Historia nuk do t’i gjykojë me dashamirësi ata që përçajnë shoqëritë tona në këto kohë të ndërlikuara”, tha Merz.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume