Tetovasot raporton se policia ka proceduar një rast tjetër të dhunës në familje.
Më 9 tetor 2026, në Stacionin Policor Kisella Vodë është zhvilluar bisedë zyrtare me H.D. (34) nga Shkupi, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare në shtëpinë familjare.
Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.