E denoncoi nga Mali i Zi: I burgosuri nga Gostivari dyshohet se kërcënonte ish-partneren dhe familjen e saj
Një grua 33-vjeçare nga Republika e Malit të Zi ka denoncuar në SPB Tetovë se ish-partneri i saj nga Gostivari, i cili aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Tetovës, i ka dërguar kërcënime, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, gruaja ka deklaruar se ish-partneri i saj, S.R. (43) nga fshati Vrapçisht, përmes numrave të ndryshëm të telefonit dhe një aplikacioni celular, ka kërcënuar atë dhe familjen e saj.
“I dyshuari, që nga shtatori i vitit 2026 ndodhet në vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Tetovës, dyshohet se nga numra të ndryshëm telefoni dhe përmes një aplikacioni celular ka dërguar kërcënime ndaj ish-partneres dhe familjes së saj,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia bën të ditur se “po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës.”