Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-
Jasmin“ ka shpallur Konkurs për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-
Jasmin“ për vitin 2026.
Me Çmimin Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ u jepet mirënjohje arritjeve në
fushën e publicistikës dhe gazetarisë.
Çmimi u ndahet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive
tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.
Ky çmim sipas kushteve të përcaktuara në Konkurs, mund t’u ndahet edhe shtetasve
të huaj, grupeve të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë vendit.
Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 31 tetor 2026.

Konkursi dhe formulari i aplikimit janë të disponueshëm në ueb-faqen e Ministrisë së
Kulturës dhe Turizmit.
Shpërblimet shtetërore çmimet shtetërore – Konkurse – Ministria e Kulturës dhe
Turizmit – Republika e Maqedonisë së Veriut

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume