Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeveanëtare të Këshillit të Evropës, e cila po et më 15 dhe 16 tetor 2026 në Romë, Kryetari i
Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbajti fjalim me temën „Rivendosja e
rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla: roli i parlamenteve në përballjen me krizat bashkëkohore
dhe reagimin ndaj tyre“.
Në fjalimin e tij para homologëve, Kryetari Gashi theksoi se, në kushtet e pasigurisë së shtuar dhe
sfidave komplekse gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike, e drejta ndërkombëtare përbën një
parakusht kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave të
shteteve, si dhe vendosjen e rregullave të qarta në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ai

РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

vuri në pah nevojën për institucione të forta që do të sigurojnë zbatimin e qëndrueshëm të këtyre
rregullave, duke theksuar rolin e parlamenteve në mbikëqyrjen demokratike, legjitimimin e
detyrimeve ndërkombëtare dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit.
Duke iu referuar rolit të Këshillit të Evropës, ai theksoi kontributin e kësaj Organizate në avancimin e
të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Ai theksoi gjithashtu se diplomacia
parlamentare është një instrument i rëndësishëm për forcimin e besimit të ndërsjellë, thellimin e
dialogut ndërparlamentar dhe zhvillimin e partneriteteve afatgjata, të bazuara në bashkëpunim dhe
respekt të ndërsjellë.
Në kontekstin e sfidave bashkëkohore, Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal
dhe të veprimeve të koordinuara për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe përballimin e sfidave
të përbashkëta të sigurisë, ekonomike dhe sociale. Në përfundim, ai theksoi se, përmes dialogut të
hapur, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së ndërsjellë, parlamentet mund të kontribuojnë në
sigurimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në interes të
qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume