Para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet protesta e organizuar me moton “Jo në emrin tim”, ku protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Gjatë protestës, në mesin e thirrjeve të protestuesve po përmendet edhe emri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së është dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Protesta po zhvillohet në prag të seancës së jashtëzakonshme Kuvendit, ku sot pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen.
Kërkesa kryesore e protestuesve është që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj.