Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur nga lajmi për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të premten, më 09.10.2026, në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Përmes një reagimi në Facebook, kryeparlamentarja Haxhiu ka kërkuar nga institucionet zbardhjen e rastit dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga ky rast.

“Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre” – ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume