Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka reaguar pas raportimeve se një grup nga Maqedonia e Veriut ka hequr shqiponjën dykrenare të vendosur nga alpinistë shqiptarë në majën e Korabit.

Federata e dënoi veprimin, duke theksuar se respekti për simbolet kombëtare dhe dinjitetin e secilit duhet të jetë pjesë e etikës së alpinizmit.

Sipas reagimit, duke iu referuar deklaratës së MPB-së së Maqedonisë së Veriut, simboli ndodhej në anën tjetër të majës, jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut, ndaj kërkohet sqarim institucional i rastit.

Federata u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të verifikojnë ngjarjen, të identifikojnë personat përgjegjës dhe të ndërmarrin hapa për rikthimin e simbolit, në përputhje me ligjin.

Gjithashtu, organizatave të alpinizmit në Maqedoninë e Veriut iu kërkua të distancohen nga veprime të tilla dhe të ndihmojnë në sqarimin e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume