Aleksandër Dugini, ideologu rus dhe mbështetësi i presidentit Vladimir Putin, ka reaguar në rrjetin social X, ka dalë në krah të protestave në Shqipëri.

Dugini, i cilësuar gjerësisht si ideologu i presidentit rus Vladimir Putin, shkroi në një reagim në X se, sipas tij, “shqiptarët po tregojnë se kush janë.”

“Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani.” – shkroi ai në X.

Reagimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta të dhunshme gjatë ditëve të fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume