Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të vendit.

Positimi i plote:

Urime Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Akademikes Justina Shiroka-Pula!
Zgjedhja e znj. Justina Shiroka-Pula, në detyrën më të lartë të shtetit është një moment me peshë të veçantë për Kosovën dhe një vazhdimësi domethënëse e lidershipit të grave në Zyrën e Presidentes së Republikës.
Një jetë e ndërtuar mbi dije, punë, përkushtim dhe integritet merr sot një përgjegjësi të re: t’i shërbejë vendit, të ruajë unitetin dhe të përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës.
Për mua, ky moment ka një domethënie të veçantë. Trashëgimia e një institucioni nuk matet vetëm me atë që realizojmë gjatë një mandati, por edhe me rrugët që lëmë të hapura për ata që vijnë pas nesh. Sa herë që një grua merr përgjegjësitë më të larta shtetërore, zgjerohet horizonti për çdo vajzë që guxon të ëndërrojë dhe për çdo grua që me punë e përkushtim synon të kontribuojë në vendimmarrje.
Urime nga zemra, Presidente Shiroka-Pula!
Qoftë ky mandat një kapitull i denjë i shërbimit ndaj Republikës dhe një dëshmi se lidershipi me dije, integritet dhe përgjegjësi lë gjurmë përtej një mandati.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume