Jakup Huseini i VLEN-it shkon në shtabin e AKI-së, uron Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë (VIDEO)
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, ka vizituar shtabin e AKI-së, ku ka uruar Arkin Jahijin për rezultatin e arritur në garën zgjedhore.
Vizita vjen pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, ndërsa gara për kreun e Komunës së Bërvenicës do të vazhdojë në raundin e dytë, njofton TS.
Takimi mes dy kandidatëve shënon një moment të veçantë pas raundit të parë, në një garë që do të vendoset përfundimisht në votimin e ardhshëm.
Gara për kreun e Komunës së Bërvenicës mbetet e hapur, ndërsa në raundin e dytë, votuesit do të vendosin se kush do ta drejtojë komunën në mandatin e ardhshëm, Arkin Jahiji nga AKI-ja apo Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja/ TS