Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.

Pas propozimit, Shiroka-Pula e kontaktuar nga RTV Dukagjini, fillimisht ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke thënë se në atë moment nuk mund të komentonte propozimin.

“Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.

Më pas, ajo ka bërë të ditur se ende nuk ka zhvilluar bisedat e nevojshme para se të marrë një vendim për kandidaturën.

“Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet”, ka deklaruar ajo.

Shiroka-Pula ka shtuar se i nevojitet edhe pak kohë për të diskutuar para se të vendosë nëse do ta pranojë propozimin për presidente.

“Më duhet të diskutoj edhe pak para se të vendos”, ka thënë ajo.

Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Ajo më herët ka ushtruar detyrën e ministres së Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërsa ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

Propozimi i saj nga Kurti vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume