Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur fjalën e parë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se do të punojë në harmoni me Kushtetutën e në mbrojtje të saj.
“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha ajo.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”.