Tension dhe panik në aeroportin e Splitit! Një avion i kompanisë Air Serbia, që do të fluturonte drejt Beogradit, u evakuua pas një kërcënimi për bombë.

Një pasagjer 75-vjeçar u tha anëtarëve të ekuipazhit se në avion kishte bombë. Pak më vonë, ai pretendoi se gjithçka ishte vetëm “shaka”.

Policia kroate reagoi menjëherë dhe e arrestoi pasagjerin, ndërsa të gjithë udhëtarët u nxorën nga avioni.

Avioni dhe bagazhet do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara të sigurisë para se fluturimi të mund të vazhdojë.

Fluturimi Split–Beograd ishte planifikuar të nisej në orën 15:20.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume