Një 29-vjeçar nga fshati Strimnicë i Tetovës është arrestuar nga policia në Zhelinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa në bagazh iu gjetën edhe dru zjarri pa dokumentacion përkatës. Raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, më 12 tetor 2026, rreth orës 19:30, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Grupçinit ndaluan një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte I.B. (29). Gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi.
Raporton Tetovasot se gjatë kontrollit të bagazhit të automjetit u gjetën dru zjarri pa dokumentacion përkatës dhe një sharrë motorike. Automjeti dhe drutë janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.