“Kjo është fitore e popullit”, ka deklaruar një student nga shtabi zgjedhor i Listës Studentore, pas projeksioneve që tregojnë humbjen e Aleksandar Vuçiqit.

Studenti Filip, në një deklaratë për televizionin serb N1, ka shprehur gëzimin për rezultatin zgjedhor, duke ua kushtuar fitoren qytetarëve të Serbisë.

“Kjo është fitore e popullit”, ka deklaruar ai, duke i përgëzuar qytetarët për luftën e ndershme dhe përkushtimin e tyre.

“Më vjen mirë që zgjedh të qëndroj në këtë vend”, ka shtuar studenti, në një deklaratë që pasqyron atmosferën festive në shtabin zgjedhor.

Reagimi vjen pas publikimit të projeksioneve të Ipsos dhe CeSID, të cilat e nxjerrin Listën Studentore fituese bindëse të zgjedhjeve parlamentare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume