Skënder MULLIQI

Si rregull i demokracisë ndër të tjera është ndrrimi i pushtetit.Të gjithë po shohim se kemi të bëjmë më shumë më mashtrues politik, të cilët shumë herë i kan shkelur premtimet e dhëna , duke na treguar së bëhët fjalë për njerëz të korruptuar , të cilët po interesohen më shumë për realizimin e interesave përsonale.Nuk duhet asnjëherë të na frikësojnë ndryshimet politike të domosdoshme për të mbrojtur mirëqenjën dhe zhvillimin .Nuk kishte për shumë vite interesim të strukturave politike për forcimin e shtetit dhe institucioneve , sundimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjës të kushtetushmërisë, pastaj zgjidhjen e problemeve të interesit shtetëror e nacional. Është koha e rregullimit të shtetit , institucioneve të saj, demokratizimi i shoqërisë dhe shumë punë të tjera.Ata që janë të interesuar për mbajtjën e gjendjës se keqe permanente politike , më të cilën u ballafaquem për një kohë të gjatë. janë njerëz të cilët frikësohen nga ndryshimet pozitive për interesat e tyre përsonale dhe çdo interesi tjetër.Është e kuptueshme tashmë që regjimet pas ardhjes së demokracisë, qytetarët ju nënshtruan mashtrimeve dhe rrenave të vazhdueshme të garniturave vendimarrësëe politike .Rinia jonë nuk ka frikë që të bëhën ndryshmet e domosdoshme që të krijohet një jetë më e mirë ne vendin e tyre , duke mos u larguar kështu diku në shtetet perëndimore.Të gjithë patriotët janë për refelektim dhe ndryshime , duke i lënë mbrapa politikat e mbytura në hajni dhe në korrupcion.Strukturat e tillla politike duhet të largohen sa më parë.Bunkerizmi i tyre pas pushtetit duhët të marrë fund njëhërë e përgjithmonë.Dëmët që po shkaktojnë janë bërë shumë të mëdha dhe gadi të pa riparueshme.Diktaturat i takojnë shekullit të kaluar.Njeriut të ri i duhën vlerat e mirëfillta .Të përfundojë koha për rrenacakët , manipulatorët dhe hajdutët .Është koha të vendosen standarde të reja për të drejtuar shtetin për të mirën e përgjithshme.Leksoni i parë sigurishtë është rrëzimi i modeleve të vjetra politike.Ndryshimet për një rend të ri botëror kan filluar.Kjo do të ndodhë edhe në Ballkanin e trazuar nga problemet etnike, ku gjinden edhe dy shtetet shqiptare dhe trojet tjera etnike, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, të cilët në këtë shekull duhet ti bashkohen trungut të lashtë ilirik.E kjo mund të ndodhë më njerëz të brezit të ri, të cilët nuk kan asgjë të përbashkët më gjeneratën e vjetër, pos që i lidhë gjenetika…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume