Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, ka ngritur shqetësimin për një rast të dyshuar të brutalitetit policor ndaj dy të rinjve, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet dhe përgjegjësi për çdo shkelje eventuale.

Lloga, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar se pamjet e incidentit ngrenë pikëpyetje serioze për respektimin e standardeve profesionale nga policia.

Ai ka kërkuar që, nëse vërtetohet përdorimi i paligjshëm i forcës, të ketë shkarkime dhe përgjegjësi penale për personat e përfshirë.

Ai ka kritikuar edhe përfaqësuesit e VLEN-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vënë në pikëpyetje reagimin dhe profesionalizmin e tyre.

Deri më tani, pretendimet për dhunë policore nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa kërkohet hetim i plotë dhe sqarim i rrethanave të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume