Një 90-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka rënë pre e një mashtrimi, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, një person i ka kërkuar t’ia këmbejë një kartëmonedhë prej 50 eurosh. I moshuari i ka dhënë 3.000 denarë, ndërsa më vonë ka kuptuar se kartëmonedha prej 50 eurosh ishte e falsifikuar.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.