Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup.

Sipas policisë, automjeti “Mercedes”, i drejtuar nga F.A. (72) nga Shkupi, ka goditur D.F. (50). Viktima është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ekipet policore kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume