Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekës po qëndron me infuzion pas vrasjes së klientes së saj në mënyrë mizore mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Në një intervistë për Indeksonline, avokatja mes lotëve e trishtimit ka fajësuar shtetin për vrasjen e nënës së një fëmije.

“Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg. Krejt janë të involvum në rast. Të gjithë janë fajtorë e sot po mundohen me gënjeshtra me e arsyetu veten. Prokuroria është përgjegjëse kryesore. Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj. Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”, ka thënë për Indeksonline mes lotësh, avokatja Adelina Hoxha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume