Mevlan Ademi ka reaguar lidhur me propozimin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se ende nuk është arritur një zgjidhje e plotë. Ai paralajmëron se studentët mund të organizohen sërish për të protestuar.

Mevlan Ademi, përmes një reagimi publik, ka shprehur pakënaqësi ndaj propozimit aktual për provimin e Jurisprudencës, duke theksuar se ai nuk parasheh mbajtjen e provimit tërësisht në gjuhën shqipe dhe nuk përcakton një afat kohor për zbatimin e ndryshimeve.

Sipas Ademit, qëndrimet e mëparshme të zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti?

Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e hapave konkretë për provimet e tjera, duke theksuar se çështja duhet të trajtohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Megjithatë, Ademi e konsideron si një zhvillim pozitiv ndryshimin e qasjes ndaj kësaj çështjeje, duke krahasuar deklaratat e mëparshme kundër mbajtjes së provimit në shqip me propozimet e mëvonshme për një model të ndarë mes dy gjuhëve.

Sipas tij, kalimi nga qëndrimi se provimi mund të mbahet vetëm në maqedonisht, te propozimi për ndarje 50 me 50 dhe më pas te një model që, sipas tij, parasheh 84 për qind të përmbajtjes në gjuhën shqipe, tregon se ka përparim, ndonëse rruga drejt zgjidhjes përfundimtare mbetet e vështirë.

Ademi ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët të të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të plotë.

Në fund të reagimit, ai thekson se studentët nuk kanë kohë për, siç shprehet, lojëra politike dhe paralajmëron mundësinë e organizimit të sërishëm të protestave për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre gjuhësore.