Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sjellë përgjegjësi politike dhe mund të çojë në shkarkimin e funksionarëve përgjegjës.

Mexhiti theksoi se zbatimi i ligjit është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës dhe politikave të Qeverisë.

“Do të ketë përgjegjësi politike. Nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e Kushtetutës, nuk është në frymën e Qeverisë. Do të shkarkohet. Si shkarkohet kryetari i Kuvendit nëse nuk e zbaton këtë ligj. Shembull, edhe presidenti. Presidenti duhet t’i ruajë ligjet, nuk mund t’i shkelë ligjet. E dyta, ndryshe është përgjegjësia kur nuk e thyen ligjin, ndryshe nesër kur e ka ligjin dhe është i vetëdijshëm që bën shkelje ligjore, për të cilën ka pasoja juridike dhe politike”, deklaroi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume