Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që me kreun e BDI-së Ali Ahmeti me vite nuk është takuar.

A jeni takuar kohën e fundit me Ali Ahmetit?

“Jo”, u shpreh shkurt Mickoski.

Kur për herë të fundit jeni takuar me Ahmetin pasi dikur e keni quajtur politikan me përvojë?

“Në parlament gjatë kohë ishte ajo. Shihni, unë për shumë njerëz kam thënë se janë njerëz që kanë kaluar gjatë kohë në politikë, nuk mund të thoni për njerëzit që kanë kaluar disa dekada në politikë se nuk janë politikanë pa përvojë, do të ishte…”, tha Mickoski.

Kur jeni takuar për herë të fundit?

“Nuk e di, në parlament, kur ka pasur pyetje deputetësh jemi takuar duke kaluar. Ndërsa nëse është pyetja se kur kemi biseduar, ka vite”, shtoi Mickoski.

I pyetur për komunikime eventuale, Mickoski shkurt u përgjigj “jo”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume