Mickoski: Jam pro qendrave të të dhënave, sepse ato janë e ardhmja, sot e gjithë bota e sheh zhvillimin e vet në këtë drejtim
Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “Vetëm Intervistë” në televizionin Kanal 5, theksoi se i mbështet qendrat e të dhënave dhe do të vazhdojë t’i mbështesë edhe në të ardhmen, sepse ato janë e ardhmja dhe e gjithë bota e sheh zhvillimin e vet përmes qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale.
“Po, jam pro qendrave të të dhënave dhe do të vazhdoj të jem, sepse ato janë e ardhmja. Sepse sot bota e sheh zhvillimin e saj vetëm përmes qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale. Nuk do të lejoj, së pari si inxhinier dhe së dyti si profesor, që vendi im dhe qytetarët e mi të mbeten në “bishtin” e këtij procesi, në vend që të kenë mundësinë të jenë në krye të atyre që do të promovojnë këtë lloj industrie”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se pikërisht për këtë arsye do të shfrytëzohet çdo mundësi që do të paraqitet për zhvillimin e këtij lloji të industrisë, duke theksuar se aktualisht po punohet për disa investime të tilla.
Lidhur me kundërshtimin e opozitës dhe përpjekjet e saj për t’u thirrur në emër të qytetarëve, kryeministri Mickoski theksoi se pikërisht ata e kanë shitur vendin dhe se qytetarët nuk dëshirojnë të identifikohen dhe nuk duan të kenë asgjë të përbashkët me këtë opozitë.