Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje gazetareske lidhur me takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe raportin që ata përgatitën për Maqedoninë, deklaroi:

“Po, dje pata takime me përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët janë përgjegjës për ne si shtet, për Maqedoninë. Ajo që është inkurajuese është fakti se ne jemi i vetmi vend në rajon ku nivelimi, përkatësisht harmonizimi i vlerësimit për rritjen është në drejtim pozitiv. Pra, e filluam vitin me 2.6 për qind rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më pas u nivelua në 2.9 për qind, ndërsa dje doli në 3.2 për qind. Edhe pse unë jam i bindur se këtë vit rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë ndërmjet 3.5 dhe 4 për qind, sepse në gjashtëmujorin e parë deri tani është 3.7 për qind, pas 3.1 për qind në tremujorin e parë dhe 4.3 për qind në tremujorin e dytë.

Dhe pres që të jemi vend që do të ketë, nëse jo inflacionin më të ulët, atëherë ndër dy ose tre inflacionet më të ulëta në rajon dhe në Evropë. Dhe nëse jo rritjen më të lartë, atëherë ndër pesë rritjet më të larta të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rajon dhe në Evropë.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume