Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar.

Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë.

Në lidhje me rastin e të riut, janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume