Moderatorja sportive, Françeska Rustem, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj pas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

E njohur për publikun shqiptar si pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”, ish-Miss-i është bërë pjesë e raportimeve në disa portale ndërkombëtare, ku fokusi ka qenë te paraqitja e saj dhe pamja fizike.

Mes mediave që kanë shkruar për të janë portali kroat Index.hr dhe media turke Haber Global, të cilat kanë publikuar artikuj kushtuar fotografive të moderatores shqiptare.
Vetë Françeska ka reaguar me humor ndaj vëmendjes së marrë, duke shkruar në rrjetet sociale: “Shkova të raportoja një ndeshje futbolli, çuditërisht përfundova në të gjitha mediat ndërkombëtare”.

Ajo ka ndarë gjithashtu me ndjekësit edhe numrin e pëlqimeve që fotografitë e saj kanë marrë në platformën “X”, duke treguar interesin që kanë ngjallur në rrjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume