Ministri Timço Mucunski realizoi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndron për vizitë në Shkup.

Mucunski theksoi se vizita paraqet një konfirmim të fuqishëm për orientimin evropian dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj proceseve reformuese.

“Mirë se erdhe në Shkup për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sot në Shkup e prita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Vizita është një konfirmim i fuqishëm për orientimin evropian, përkushtimin e Qeverisë ndaj proceseve reformuese, harmonizimin e plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe përcaktimin e qartë për përparim në integrimin evropian”, theksoi Mucunski.

Ai shtoi se për vendin është i rëndësishëm një proces i qartë, kredibil dhe i parashikueshëm, duke theksuar përkushtimin ndaj vlerave evropiane, institucioneve të forta dhe ekonomisë konkurruese për jetë më të mirë të qytetarëve.