Protestuesit kanë thyer për të dytën ditë radhazi të njëjtën bankë të nivelit të dytë, pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur në Tiranë.

Gjatë protestës, disa prej tyre kanë nxjerrë karriget nga ambientet e bankës dhe i kanë përdorur për të ndezur zjarr në mes të kryqëzimit.

Protestuesit largohen nga Kryeministria, u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Sheshit Skënderbej

Ngjarja vjen një ditë pas dëmtimit të së njëjtës bankë, e cila është bërë sërish objekt i veprimeve të protestuesve.

Karriget e nxjerra nga ambientet e saj janë vendosur në rrugë dhe u është vënë flaka, duke shtuar tensionet në zonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume