Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri te nisja e ceremonisë së Topit të Artë për vitin 2026, revista “France Football” ka nisur renditjen e lojtarëve të nominuar për këtë çmim, nga vendi i 30-të e poshtë.

Sipas faqes zyrtare të Topit të Artë, Sadio Mane i Al-Nassr dhe Ëilliam Saliba i Arsenalit renditen të 29-tit në këtë listë.

Pas tyre vjen një tjetër yll që luan në Arabinë Saudite, Julian Quinones, si i 28-ti, i cili shkëlqeu me Meksikën në Botëror dhe me klubin e tij Al-Qadsiah.

I 27-ti është ylli i Manchester Unitedit dhe Portugalisë, Bruno Fernandesi, teksa në vendin e 26-të është renditur Dayot Upamecano i Bayern Munichut.

Numër 25 në këtë listë është kapiteni i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1 me klubin parisien.

I 24-ti në listën e Topit të Artë është kolumbiani i Bayernit, Luis Diaz.

Një tjetër yll i Parisit është në këtë listë, me Nuno Mendesin që zë vendin e 23-të, pas paraqitjeve me klubin e kombëtaren.

Lautaro Martinez i Interit zë vendin e 22-të në këtë listë.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes është i 21-ti, pas triumfit në Premierligë dhe shkuarjes deri në finalen e Ligës së Kampionëve me klubin londinez.

I 20-ti më i miri i botës është Willian Pacho i PSG-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume