Teksa Kuvendi ishte në kaos gjatë seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha vendosi të lundronte internetin në iPadin e tij.

Pamjet e siguruara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, kapin momentet kur në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, kreu i PD zgjodhi shikonte çfarë i ofronte TikToku dhe YouTube.

“Aventurën” e tij virtuale në mes të kaosit të Kuvendit Berisha e nisi nga TikToku, ku vëmendjen e tij e kapën teoritë konspirative për “Civilizimin Ugarit dhe Gurin Egjiptian që ‘nuk duan të shihet nga publiku i gjerë’”.

Në një tjetër moment kreu i opozitës u ndal te një postim për dhunimin e Ramës në 97-ën, më tej ai vendosi të ndiqte intervistën e Edmond Tupes në emisionin e Top Channel, “Tech Talk” nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shalën.

Në fund kryedemokrati vendosi të shfletonte faqen e parë të Reuters për zhvillimet e fundit nga bota.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume