U kap nga “radari special” duke fluturuar me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë!, arrestohet motoristi 27-vjeçari nga Gostivari (VIDEO)
Njësiti mobil pranë MPB-së, me automjet special policor për ndjekje, zbuloi një motoçiklist që po drejtonte me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, u privua nga liria një 27-vjeçar nga Gostivari
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrolle të shtuara në komunikacion me automjetet speciale policore për ndjekje në të gjithë territorin e vendit, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të papërgjegjshëm, rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Drejtimi i automjeteve motorike me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.