Shqipëria ka pasur një përfaqësues në historinë e “Topit të Artë” shumë vite para se lojtari me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka të merrte vëmendjen e botës së futbollit.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, ishte përfshirë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë” në vitin 1987, duke u bërë emri i parë shqiptar që figuron në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

Në atë kohë, Kushta ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, skuadër që kishte bërë bujë në futbollin evropian me paraqitjet e saj në garat kontinentale.

Sulmuesi shqiptar arriti të fitonte vëmendjen edhe në nivel individual, duke u përfshirë mes kandidatëve për çmimin që ndahet nga revista franceze “France Football”.

Kushta e përfundoi votimin në vendin e 30-të, me një pikë, por rëndësia e kësaj arritjeje shkon përtej shifrave.

Ai hapi një kapitull të veçantë për futbollin shqiptar, në një kohë kur lojtarët nga Shqipëria kishin shumë më pak mundësi për t’u vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Numri Lojtari Klubi Nënshtetësia Pikët
1 Ruud Gullit Milan Holanda 106
2 Paulo Futre Porto / Atlético Madrid Portugalia 91
3 Emilio Butragueño Real Madrid Spanja 61
4 Míchel Real Madrid Spanja 29
5 Gary Lineker Barcelona Anglia 13
6 John Barnes Liverpool Anglia 10
Marco van Basten Milan Holanda 10
8 Gianluca Vialli Sampdoria Italia 9
9 Bryan Robson Manchester United Anglia 7
10 Klaus Allofs Marseille Gjermania Perëndimore 6
Glenn Hysén Fiorentina Suedia 6
12 Manuel Amoros Monaco Franca 5
Lothar Matthäus Bayern Munich Gjermania Perëndimore 5
14 Mark Hateley Monaco Anglia 4
Toni Polster Torino Austria 4
Ian Rush Juventus Uellsi 4
17 Pierre Littbarski 1. FC Köln Gjermania Perëndimore 3
Paul McGrath Manchester United Republika e Irlandës 3
Jean-Marie Pfaff Bayern Munich Belgjika 3
Oleksandr Zavarov Dynamo Kyiv Bashkimi Sovjetik 3
21 Peter Beardsley Liverpool Anglia 2
Józef Młynarczyk Porto Polonia 2
Rinat Dasayev Spartak Moscow Bashkimi Sovjetik 2
Preben Elkjær Hellas Verona Danimarka 2
Gheorghe Hagi Steaua București Rumania 2
Heinz Hermann Neuchâtel Xamax Zvicra 2
Ally McCoist Rangers Skocia 2
Rodion Cămătaru Dinamo București Rumania 2
Peter Shilton Derby County Anglia 2
30 Alessandro Altobelli Internazionale Italia 1
Glenn Hoddle Monaco Anglia 1
Sokol Kushta Flamurtari Shqipëria 1
Dimitris Saravakos Panathinaikos Greqia 1
Rudi Völler Roma Gjermania Perëndimore 1
Plot 37 vjet më vonë, në vitin 2024, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare u bë pjesë e kësaj liste.

Granit Xhaka, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin, u nominua për Topin e Artë dhe përfundoi në vendin e 16-të, me 60 pikë.

Megjithatë, historia e shqiptarëve në këtë çmim nuk nis me Xhakën.

Ajo nis me Sokol Kushtën, i cili në vitin 1987 arriti të futej mes kandidatëve për një nga vlerësimet më prestigjioze në futbollin botëror.

Një arritje që, edhe sot, meriton të kujtohet si pjesë e historisë së futbollit shqiptar.

Sokol Kushta – pos Partizanit e Flamurtarit në Shqipëri – gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për Iraklis e Kalamaria (Greqi) dhe Olympiakos e Ethnikos (Qipro).

Për kombëtaren kuqezi ai luajti 31 ndeshje, duke shënuar 11 gola.

Fituesi aktual i “Topit të Artë” është Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit, i cili e fitoi këtë çmim, pas fitimit të tripletës me klubin francez, duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Lojtari që ka më së shumti “Topa të Artë” është Lionel Messi, me superyllin argjentinas që ka fituar plot tetë herë këtë çmim.

Ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2026 do të mbahet sonte, me fillim nga ora 21:00 në Londër.

Harry Kane, Lamine Yamal e Kylian Mbappe janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume