Pavarësisht raportimeve të fundit, nuk ka negociata që po zhvillohen për rikthimin e Lionel Messit te klubi argjentinas Newell’s Old Boys.
Sipas informacioneve, Messi është shumë i lumtur te Inter Miami, ashtu si edhe familja e tij, dhe nuk ka plane për t’u larguar nga klubi amerikan në këtë moment.
Ylli argjentinas dëshiron ta përmbushë kontratën aktuale me Inter Miamin, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028.
Madje, mundësia e vazhdimit të qëndrimit të tij përtej këtij afati nuk përjashtohet, por kjo çështje do të vlerësohet në një fazë të mëvonshme.
Kështu, për momentin, rikthimi i Messit te klubi ku nisi rrugëtimin e tij në futboll mbetet vetëm një dëshirë e tifozëve, pa negociata konkrete.