Policia ka arrestuar kërcënuesin e dyshuar se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha” në Fushë Kosovë, raporton RTK.

Në vendngjarje për disa orë kanë qëndruar ekipet policore, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Pas arrestimit, ekipet e specializuara për deminim kanë qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa banorët kanë qëndruar jashtë banesave deri në sqarimin e situatës.

Deri në momentin e raportimit, nuk kishte konfirmim zyrtar për rastin

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume