Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së sotme në Tiranë, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias.

“Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume