Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e saj për një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së krijuar në kryeqytet pas disa ditësh protestash, të shoqëruara me përplasje të dhunshme dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada bën të ditur se ka pezulluar aktivitetin dhe se vendimi për rihapjen e saj do të varet nga zhvillimet e mëtejshme të situatës në Tiranë. Nuk është përcaktuar një datë për rikthimin e funksionimit normal.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata”, thuhet në njoftim.

Ambasada sqaron se për çështjet urgjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e saj të emergjencës, ndërsa përditësime të tjera do të publikohen në varësi të zhvillimeve.

Vendimi vjen në një kohë kur Tirana po përballet me protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama, të cilat gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune, përplasje me policinë dhe dëme të konsiderueshme në hapësirat publike dhe pronat private.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume